Title: LETËRSIA POPULLORE

Author:FAQJA LETRARE
Subject:OTHER LITERATURES
Source:
Download book:
Words Statistic:words statics
 

Number of words for page:
Letërsia popullore :


Vaje popullore
"Ku a kenë mirë me ndjellun zi,hej...hej!"
"O trëndafili burbuqe"
Këngët e djepit
"Hajde gjum,ku u vonove"
"Ninë e ninë,moj locja e bardhë"

Këngë dasmash
"Mirë se erdhtë,o mor ju krushq"
"Ka ra hana ndër bajama"
Këngë të kreshnikëve
"Ajkuna qan Omerin"
Balada
"Met ni nanë me dy jetima"
"Murimi i gruas në kala"
Erotika popullore
"Zbret fëllëzë e malit"
"E mirë boll qi shkon livadhit"
Proverba








Ku a kenë mirë me ndjellun zi,hej...hej!


Mori loke,mori bi?
Qyqja e mjera unë n''kët shpi,
A t''kjaj vedin,a t''kjaj ty?
T''kjaj vllazni'' e t''kjaj bajrak,
T''kjaj Malcinë për rreth e qark?
Oj zemra e eme bi!Hej...Hej!
Po thrras malin t''gjimojë,
Logu i Cemit n''gjamë t''ushtojë,
Zana e Sukës t''Madhe t''vajtojë,
E Deçiqit,i kjosha true,
T''ndahet katrash,t''kjaj me mue!
N''fund e n''maje le të lkundet!
Oj e mjera nanë për ty!Hej!...Hej!!!
Helm u baftë po uji i Cemit,
I raftë pika të tanë vendit,
Kur mos pat as dritë,as diell,
Gjithëherë ndejtë tuj njehun fill!
Edhe dita i kjoftë e zezë,
Zjarrm në votër mos iu ndezët!
N''mal e n''vrri a kudo kjoftë,
Po s''u gjet kush kryet t''ma shëndoshë,
T''më largojë gur e t''m''largojë dhe,
Le t''hi n''vorr me çikë të re;
Atë dekun e mue gjallë,
T''dyja n''vorr t''na mblojë nji zall,
Loçka e eme bij-ooo!Hej...Hej!...
Shka ta baj un t''gjallet pa ty?
Si mund t''shoh-o un pa sy?
Si rri n''shpi un pa t''ndie zanë?
Kuku vetëm pa kurrkënd.
Veç me kja si qyqja n''gemb!
S''ka pse pres as Kshndellë,as Pashkë,
S''ka pse m''thotë kush : due me t''dashtë!
Zemërplasta nanë për ty,
Të tanë jeta ma lidhë nye.
Oj lulja e ballit tem ooo,Hej!......
Page: 1
 

Help

  • Select one or more words an get availables translation in Logos Dictionary.
  • Set the number of words for each page an refresh the content.
  • Go to begin of the document
  • Go to previous page
  • Go to next page
  • Go to the end of document
  • Libri.it

    Libri.it THE NEW YORK TIMES. 36 HOURS. LATIN AMERICA & THE CARIBBEAN (ENGLISH)BOURGERY, ATLAS OF HUMAN ANATOMY AND SURGERY I/E/PPERCHE IL MIO GATTO FA COSI?20 MODI PER DISEGNARE UN ALBERO E ALTRI 44 ELEMENTI NATURALI
  • Illustrati

    Sfoglia riviste di Illustrati